Goditet nga vetura, vdes një person në Pejë

02 tetor 2018 | 22:35

Një person ka ndërruar jetë pas një aksidenti që ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin për “Klan Kosova” e ka konfirmuar Xhevat Ibraj nga Policia në Pejë.

Ibraj ka bërë më dije se personi është goditur nga një veturë, i cili më pas ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës.

Policia po vazhdon hetimet për këtë rast.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Për herë të parë në 55 vjet, çmimi Nobel për…