Goditi me veturë tre policë në Ferizaj, ikën nga vendi i ngjarjes  

14 nëntor 2023 | 12:35

Tre policë janë goditur nga një veturë në Ferizaj. Ngjarja ndodhi pasi zyrtarët policorë, dhanë urdhër që vetura të ndalej.

Por, tre të dyshuarit që gjendeshin në veturë, ikën nga vendi i ngjarjes duke shkaktuar edhe aksident.

Personat në fjalë, e kishin braktisur veturën, njofton raporti 24 orësh. Gjatë kontrollit në veturën e braktisur janë gjetur dhe konfiskuar 4.1 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe 0.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në hetime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elmedin Shkreta shpalle te pavleshfshme deftesat e kl 6 deri…