Gola me ftesë publike për bashkëpunim me LDK-në
30 tetor 2025
| 12:32
Kandidati për kryetar të Komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, ka dërguar një ftesë të hapur dhe publike për bashkëpunim drejt ndryshimit të qeverisjes lokale, drejtuar degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjakovë dhe kryetarit të saj, Shefqet Shehu.
Në letrën e tij, Gola ka theksuar se situata aktuale në komunë ka krijuar një sistem të ngurtë që për vite të tëra ndan privilegje në vend të mundësive, duke pamundësuar frymën e meritokracisë dhe lidhjen me qytetarët.
“Koha po dëshmon se qeverisja në Gjakovë është shndërruar në sistem të ngurtë që për vite të tëra ndan privilegje në vend të mundësive, duke iu shërbyer interesave të ngushta konjukturale”, ka shkruar Gola në letrën e tij.
Letra e plotë:




