‘Gold AG’: Të dielën publikohet kënga për Adem Jasharin

29 nëntor 2019 | 23:29

Reperi i njohu shqiptar Arian Agushi, i njohur si “Gold AG” përmes një postimi në “Instagram”, ka thënë se kënga e planifikuar të publikohet më 27 nëntor, është shtyrë për shkak të ngjarjes në Shqipëri.

Ai tha se kjo këngë do të lansohet të dielën, ndërsa tha se në këtë festë ani pse nuk mundëm ta urojmë njëri-tjetrin, i kemi treguar botës se jemi një.

“Videoklipi që ishte në plan të lansohet me 27 Nëntor për nderë të Ditës së Flamurit, nuk u lansua shkaku i tragjedisë që na ndodhi mbarë popullit shqiptarë. Shpresoj që kjo sprovë të mbaroi me kaq e ne të jemi të kujdesshëm edhe më shumë për vëllezërit e motrat tona në Shqipëri ashtu siç ishim deri sot. Kënga me videoklip për Adem Jasharin do të lansohet ditën e diele. Nuk mundëm ta urojmë njëri-tjetrin këtë 28 Nëntor, por i treguam botës se ne vërtetë jemi një”, ka shkruar “Gold Ag”.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa aktivistë të organizatave joqeveritare ndezën qirinjë në qendër të…