Golden State, afër titullit në NBA

07 qershor 2018 | 13:37

Golden State në finalen e tretë të “play-off”-it ka fituar 110-102 ndaj Clevelandit në NBA, duke udhëhequr 3-0 serinë dhe titulli kampion për sezonin 2017-2018 tashmë mbetet një formalitet për skuadrën e Warriors.

Kampionëve të Golden State u mjafton vetëm një fitore në katër takimet e mbetura për të fituar titullin kampion, ndërsa për Clevelandin përmbysja duket një mision i pamundur.

Kevin Durant në këtë ndeshje realizoi 43 pikë e 13 rebaund, lider në fushë për skuadrën e Golden State, duke bërë diferencën në parket. Për Cleveland nuk mjaftuan 33 pikët, 10 rebaund e 11 asistime të LeBron James, që u përpoq të mbajë në lojë skuadrën e tij deri në fund.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Shqipërisë humbi dy pozicione në klasifikimin e përmuajshëm…