Golden State kryeson renditjen, humbasin Milwaukee dhe Brooklyni

09 dhjetor 2021 | 12:51

Skuadra e Golden State korri fitoren e 22-të sezonale në NBA pas fitores 104-94 ndaj Portlandit, duke kryesuar renditjen në Konferencën e Perëndimit. Curry me 22 pikë e Poole me 20 ishin më të mirët në parket, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Powell për miqtë.

Fiton edhe Utah Jazz, që mundi 136-104 Minnesota jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Mitchell me 36 pikë. Surprizë humbja e kampionëve të Milwaukee, që u mundën 113-104 nga Miami. 40 pikë erdhën nga lojtarët e stolit, ndërkohë që u dallua Martin me 28 pikë.

Humbet edhe ekipi i Brooklyn, që u mund 114-104 ndaj Houston, ndeshje ku 6 lojtarë të Rockets realizuan mbi 10 pikë. Mungesa e Durant u ndje te Nets, që ndaj kreun e renditjes me Chicago. Edhe Bulls u mundën, 115-92 nga Cleveland, sfidë ku për vendasit u dallua Garland me 24 pikë.

Rezultatet

Charlotte – Philadelphia          106-110
Cleveland – Chicago                 115-92
Detroit – Washington               116-119
Indiana – New York                 122-102
Miami – Milwaukee                  113-104
Toronto – Oklahoma                109-110
Houston – Brooklyn                 114-104
Memphis – Dallas                     96-104
Minnesota – Utah Jazz             104-136
New Orleans – Denver              114-120
Golden State – Portland            104-94
Sacramento – Orlando              142-130
Clippers – Boston                       114-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, të enjten e…