Golden State nuk njeh pengesa, Phoenixi e Brooklyni buzëqeshin pas kohës shtesë

15 dhjetor 2021 | 13:10

Golden State thellon edhe më shumë diferencën me rivalët në NBA, pas fitores ndaj New York me rezultatin 105-96. Suksesi i 23-të sezonal për Warriors (kanë edhe 5 humbje), që udhëheqin renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Curry me 22 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, ndërkohë që 34 pikë erdhën nga lojtarët e stolit. Replikon me fitore edhe Phoenixi, që mundi 11-107 pas kohës shtesë rivalët e Portlandit, në një ndeshje me rivalitet. Ayton ishte lider në parket për Phoenixin, që realizoi 28 pikë e 13 rebound, mbështetur edhe nga Paul me 24 pikë. Pas kohës shtesë fiton edhe Brooklyn, që mundi me rezultat 131-129 Toronto, sfidë ku diferencën e bëri Kevin Durant, me një “triple double”.

Durant realizoi 34 pikë, 13 rebound e 11 asistime, ndërsa Mills 30 pikë. Të gjithë titullarët e Nets realizuan mbi 10 pikë, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Van Vleet për kanadezët.

Rezultatet

Brooklyn – Toronto                  131-129
New York – Golden State         96-105
Portland – Phoenix                   107-111

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…