Golden State pëson humbje nga Dallasi, fitojnë Clippersat dhe New York

30 nëntor 2022 | 13:53

Tri ndeshje të luajtura në NBA. Ekipi kampion i Golden State u mund me rezultat 116-113 nga Dallasi, në një ndeshje me shumë rivalitet dhe emocione deri në fundin e saj.

Stephen Curry realizoi 32 pikë për kampionët, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në kahun tjetër, Luka Donqiq realizoi një “triple double”, me 41 pikë 12 rebound e 12 asistime.

Skuadra e Clippersave, falë 32 pikëve të Powell dhe 24 të Jackson, mposhti me rezultat 118-112 Portlandin, ndeshje e hapur deri në fund. Për Portlandin u dallua Grant me 32 pikë, por që mbetën për statistikë. Fitore të thellë korri Neë York, që mundi me rezultat 140-110 Detroitin. Randle me 36 pikë ishte lider në fushë për nju-jorkezët në këtë sfidë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i është…