Golden State siguron fitore dramatike ndaj Clippersave

24 dhjetor 2018 | 15:03

Golden State korri një fitore dramatike ndaj Clippersave me rezultatin 129-127, fitore që erdhi në sekondën e fundit për kampionët e NBA-së, që ngjiten në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.

Ishte Stephen Curry ai që realizoi koshin e fitores në momentin që ra sirena, duke shënuar 42 pikë në një takim ku përballeshin dy nga ekipet më të mira në NBA. Mirë u paraqit edhe Kevin Durant, autor i 35 pikëve e 12 rebound, ndërsa për Clippersat shkëlqyen Harris me 32 pikë e Gallinari me 25 pikë e 11 rebound, por që mbetën për statistikë.

Lakersat u mund 107-99 nga Memphis, sfidë e ekuilbruar deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Lakersat nuk përfituan nga faktori fushë dhe nga 22 pikët e 14 rebound të LeBron James për të fituar, ndërsa për miqtë u dallua Jackson, që realizoi 27 pikë. Fiton edhe skuadra e Chicago, që mundi 112-92 nënkampionët e Clevelandit, ndeshje ku miqtë u shkëputën në periodën e fundit dhe triumfuan falë 31 pikëve të Markkanen, raporton “Telesport”.

Fitore të lehtë korri edhe skuadra e Boston, që mundi 119-103 Charlotte, suksesi i 19-të sezonal për Celtics. Një ndeshje e mirë e Kyrie Irving, që realizoi 25 pikë. Humbet Oklahoma, që u mund 114-112 nga Minnesota, sfidë e cila po shkonte drejt kohës shtesë, por Wiggins me 30 pikë bëri diferencën në fushë, duke i dhënë fitoren skuadrës mike. Miami, falë 25 pikëve të Johnson dhe 22 të Winslow mposhti 115-91 Orlando, ndërsa Portlandi mposhti 121-118 Dallasin, ndeshje ku u dallua Lillard me 33 pikë.

Rezultatet

Detroit – Atlanta                       95-98
Indiana – Washington            105-89
Boston – Charlotte                   119-103
Brooklyn – Phoenix                 111-103
Cleveland – Chicago                92-112
Orlando – Miami                      91-115
Sacramento – New Orleans    122-117
Oklahoma – Minnesota           112-114
Golden State – Clippers          129-127
Portland – Dallas                     121-118
Lakers – Memphis                   99-107

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën…