Të mërkurën mbahet seanca e jashtëzakonshme për dialogun

24 dhjetor 2018 | 14:56

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e jashtëzakonshme ku do të diskutohet për draft-marrëveshjen gjithëpërfshirëse midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i cili është hartuar nga Qeveria.

Kjo seancë është ftuar me kërkesë të Grupit Parlamentarë të LDK-së dhe Vetëvendosje.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, kjo draft-marrëveshje është e papranueshme për këtë lëvizje, pasi sipas saj ky dokument përmban pozicion neutral për Republikën e Kosovës.

“Shumë prej çështjeve në këtë dokument janë obligime për republikën e Kosovës. Të mërkurën kemi konferencë të jashtëzakonshme ku do kemi mundësi të bisedojmë më gjerë rreth kësaj çështje”, ka thënë Haxhiu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin…