Golf 8, shumë pak dallim nga 7-shi

25 prill 2019 | 16:08

Sërish kanë rrjedhur fotografi të gjeneratës së re 8 të VW Golf.

Nëse kërkoni kuptimin e “dizajnit evolucionar” në Google, vështirë që mund të gjeni ndonjë imazh të Volkswagen Golf.

Duket sikur kjo do të jetë një histori e ngjashme edhe me gjeneratën e tetë të Golfit, i cili sipas fotove që kemi parë deri tani do të mbetet besnik ndaj formulës së suksesit.

Ndonëse disa do të dëshironin një pamje më ndryshe nga jashtë, shumica e klientëve nuk kanë ndonjë problem me pamjen aq të njohur të makinës.

Numrat nuk gënjejnë – Golf ishte makina më e shitur në Evropë vitin e kaluar, ndërsa poashtu është modeli më i shitur në historinë e Volkswagen.

Golf 8 pritet të dalë nga fabrika në Wolsburg gjatë muajit qershor të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Kujtim Gashi, po…