Goli i Arbnor Mujës më i miri i muajit te Antwerpi (video)

09 maj 2023 | 17:29

Goli i shënuar nga Arbnor Muja është zgjedhur si më i miri i muajit te Antwerpi.

Reprezentuesi kosovar kishte qenë vendimtar në fitoren e skuadrës së tij 1:0 ndaj Kortrijk muajin e kaluar.

Pikërisht ky gol është votuar si më i miri i muajit te Antwerpi, ka njoftuar klubi belg.

Ndryshe, Muja ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime në 29 ndeshje këtë sezon në të gjitha garat. Së fundmi, 24-vjeçari me Antwerpin e fitoi Kupën e Belgjikës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja gjermane në Serbi, Anke Konrad, vlerësoi sot se është…