Goli më i mirë i sezonit në Premier League, Garnacho fiton çmimin me ‘perlën’ e tij (video)

26 maj 2024 | 14:17

Vetëm një ditë pasi shënoi në finale të FA Cup në “Wembley”, Alejandro Garnacho ka edhe diçka më shumë për të festuar.

Argjentinasi ka fituar çmimin “Goli më i mirë i sezonit” në Premier League falë super golit që ka shënuar ndaj Evertonit vitin e kaluar.

Ky gol që tashmë është shpallur më i miri i sezonit, ishte emëruar si goli më i mirë i muajit nëntor, muaj kur ishte zhvilluar ndeshja mes Evertonit dhe Manchester United, që përfundoi me rezultat 3-0 në favor të “Djajve të Kuq”.

Goli që kishte shënuar Garnacho ishte pothuajse i ngjashëm me atë që kishte shënuar Wayne Rooney ndaj Manchester Cityt dhe që konsiderohet si goli më i mirë në histori të Premier League.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 24-vjeçar është arrestuar të dielën në aeroportin e Rinasit…