Gonorrea dhe sifilizi, në nivelet më të larta në Evropë
Infeksionet seksualisht të transmetueshme, përfshirë gonorrenë dhe sifilizin, kanë arritur nivele rekord në Evropë, sipas të dhënave të reja nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.
Kishte 106,331 raste të gonorresë, një rritje prej 303 përqind krahasuar me vitin 2015, ndërsa sifilizi u dyfishua në të njëjtën periudhë në 45,557.
Spanja ka numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara të gonorresë dhe sifilizit nga çdo vend evropian – përkatësisht 37,169 dhe 11,556.
Bruno Ciancio, kreu i njësisë së Agjencisë për Sëmundjet Ngjitëse dhe të Parandalueshme nga Vaksina, theksoi se mbrojtja e shëndetit seksual mbetet e thjeshtë.
“Përdorni prezervativë me partnerë të rinj ose të shumtë dhe testohuni nëse keni simptoma,” tha Ciancio.
Ai theksoi se këto infeksione mund të shkaktojnë komplikacione serioze, të tilla si dhimbje kronike dhe infertilitet, dhe në rastin e sifilizit, probleme me zemrën ose sistemin nervor.
Ai tha se rastet e sifilisit kongjenital, “ku infeksionet kalohen direkt tek të porsalindurit, duke çuar në komplikacione potencialisht kërcënuese për jetën”, pothuajse u dyfishuan nga viti 2023 në vitin 2024.
Mbretëria e Bashkuar prezantoi një vaksinë kundër gonorresë në vitin 2025, pas një rekordi prej 85,000 rastesh në vitin 2023.
Simptomat e gonorresë mund të përfshijnë dhimbje, rrjedhje të pazakontë dhe inflamacion të organeve gjenitale – por në disa raste nuk ka simptoma.
Mjekët thonë se sifilizi mund të shmanget duke përdorur prezervativët në mënyrë korrekte dhe duke marrë vaksinën nëse ofrohet.
Simptomat e sifilizit përfshijnë plagë rreth organeve gjenitale dhe gojës, skuqje në duar, rënie të flokëve dhe simptoma të ngjashme me gripin. Ato shpesh janë të vështira për t’u vënë re në fillim dhe mund të shfaqen e të zhduken me kalimin e kohës. Ashtu si gonorrea, mund të shmanget duke përdorur prezervativë dhe duke u trajtuar me antibiotikë. Të dyja sëmundjet mund të shkaktojnë probleme serioze nëse nuk trajtohen.



