Gorani: VV manipuloi me idenë e bashkimit kombëtar për të fituar pushtetin

05 dhjetor 2023 | 21:42

Dukagjin Gorani, gazetar, ka thënë në “Pressing” të T7, të martën, se Lëvizja Vetëvendosje e ka përvetësuar idenë e bashkimit kombëtar. Ai ka deklaruar se kjo ide nuk ka të bëjë me këtë organizatë.

Gorani ka thënë se ai si fëmijë e ka parë sakrificën e shqiptarëve për flamurin kuq e zi dhe Shqipërinë.

Por thotë se pas shpalljes së pavarësisë, LVV-ja e Albin Kurtit e nisi manipulimin.

“Çka përjetoj unë që bë vitin 2008, pas shpalljes së pavarësisë me t’u mush rrugët me flamuri kuq e zi duke e kërkuar bashkimi kombëtar dhe ti e sheh nisjen e një procesi të madh të manipulimit. Përpjekja e përvetësimit të diçkaje që nuk ka lidhje me këtë organizatë dhe pasi që e përvetëson e bën për manipulim publik, në momentin e parë që e fiton pushteti heq dorë”.

Më 30 nëntor, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, kishte thënë se “Kosova është projekt i përkohshëm”. Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Gorani.

“Tash del një ministër dhe thotë Kosova është projekt i përkohshëm sepse synimi i vërtetë është bashkimi me Shqipërinë. Mos more, sonte po më thuash që sonte ekziston një qëllim që është qind vjeçarë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropa duket se është përfshirë sërish nga frika e sulmeve…