Gorani: Zajednicë ka me pasë, atë s’e vë kush në dyshim

03 nëntor 2022 | 22:17

Analisti Dukagjin Gorani ka thënë se përmbajtja e proceseve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si dhe marrëveshjes potenciale, nuk ka ndryshuar as me këtë qeveri, përkundër ndryshimeve në gjeopolitikën ndërkombëtare.

Ai, në emisionin Pressing të T7, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të bëhet.

“Zajednicë ke me pasë, atë s’e vë kush në dyshim, mirëpo çfarë lloj kompetencash… p.sh a do të shtrihet edhe në jug, a do të jetë koncept territorial apo ligjor”, ka theksuar ai.

Në këtë proces, ka thënë Gorani, është me rëndësi të dihet se në çfarë faze të procesit vijnë benefitet e synuara nga palët.

Gorani ka vërejtur se janë dy situata që po zhvillohen në drejtime të kundër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nëse e shikon formalisht, drafti franko-gjerman dhe njëfarë konstruktiviteti i palëve po vërehet. Nëse shkon sonte në veri të Kosovës dhe e sheh situatën në terre, pas këtij problemi me targa, ti e sheh që situata është kah zhvillohet në drejtime të kundërta. Në rrafshin teorik-politik gjithçka po shkon si duhet, në anën tjetër je në situatë ku qeveria e Kosovës kurrë s’ka pasur nivel më të ulët komunikimi me serbët e Kosovës”, ka thënë Gorani në Pressing.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka shkruar në "Facebook" për Procesin e…