Gordoni shënon 50 pikë në fitoren e Houstonit

28 janar 2020 | 16:44

U zhvilluan gjashtë sfidat e radhës në NBA dhe rezultati ndoshta më i paparashikueshëm ishte ai i përballjes së “Salt Lake City” mes vendësve të Utah Jazz dhe Houston Rockets.

Edhe pse skuadra teksane kishte udhëtuar në këtë transfertë pa dy “yjet” e saj, James Harden dhe Russell Westbrook, sërish arriti të triumfonte falë të papërmbajtshmit Eric Gordon, autor i 50 pikëve, që është dhe rekordi i pikëve të shënuara prej tij në një ndeshje. 126-117 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, çka bëri të pavlefshme paraqitjet e dy basketbollistëve vendës, Mitchel e Bogdanoviq, që shënuar respektivisht 36 dhe 30 pikë. Në përplasjen tjetër të madhe të Perëndimit, Dallas Mavericks triumfuan përballë Oklahoma City Thunder me rezultatin 107-97. Vendimtar Luka Donqiq me 29 pikë, 11 “rebound” e 5 asiste.

Thunder, në njëfarë mënyrë vuajtën shumë mungesën e Chris Paul. Duke u spostuar në Lindje, Cleveland Cavaliers fituan në shtëpinë e Detroit Pistons, 110-115, të udhëhequr nga Collin Sexton dhe Kevin Love, autorë të 23 dhe 20 pikëve. Miami Heat kaluan pa shumë probleme, në derbin e Floridas, Orlando Magic, me rezultatin 113-92, falë “triple double” të Bam Adebayo (20 pikë, 10 “rebound” e 10 asistime). Fund drithërues në takimin mes Chicago Bulls dhe San Antonio Spurs. Dy gjuajtje të lira të realizuara nga Zach LaVine u dhanë epërsinë prej dy pikësh 110-108 Bulls-ave. Dy të qindat e sekondës para rënies së sirenës për përfundimin e ndeshjes, DeMar DeRozan pëson faull dhe fiton dy gjuajtje të lira, por realizon vetëm njërën prej tyre, me fitoren që i mbeti Chicago Bulls me vetëm një pikë diferencë, 1010-109. 42 pikë të shënuara nga Buddy Hield ndihmuan Sacramento Kings të fitonin në kohën shtesë 129-133 në parketin e Minnesota Timberwolves. Për vendësit nuk shërbyen për asgjë 36 pikë, 9 “rebound” dhe 8 asistime të Bradley Wiggins. /SS/

Rezultatet

Cleveland Cavaliers – Detroit Pistons                     115-110
Orlando Magic – Miami Heat                                   92-113
Sacramento Kings – Minnesota Timberwolves     133-129
San Antonio Spurs – Chicago Bulls                          109-110
Houston Rockets – Utah Jazz                                    126-117
Dallas Mavericks – OKC Thunder                             107-97

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Napolit synon të përforcojë mbrojtjen dhe për këtë…