Grabitet galeria e artit, skulptura dhe piktura me vlerë 500 mijë euro

02 shkurt 2020 | 12:34

Skulpturat dhe pikturat e artistit Salvador Dali me vlerë rreth 500 mijë euro u vodhën nga një galeri arti në Stockholm, Suedi.

Grabitësit thyen dritaret e galerisë Couleur dhe boshatisën të gjithë sallën ku ishin vendosur veprat e artit. Policia po vazhdon hetimet dhe po sheh kamerat e sigurisë për t’i identifikuar autorët e vjedhjes të cilët u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë.

Por veprat e Dalit kanë rënë pre e grabitjeve edhe më parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Poloni është ndërtuar labirinti më i madh në botë…