Grabovci e do Limajn në PDK: Uniteti i brendshëm është i domosdoshëm

09 maj 2026 | 14:11

Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci është shprehur pro përfshirjes së Fatmir Limajt në listën e kësaj partie për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit.

Grabovci, i cili është një nga themeluesit e PDK-së, ka thënë se uniteti i brendshëm është i domosdoshëm.

“Pas çlirimit, së bashku me Fatmirin, ndërtuam shtëpinë tonë – PDK-në. Një shtëpi e ndërtuar me gurë të rëndë lirie, pesha e të cilëve mban ende themelet e këtij vendi. Prandaj, sot më shumë se kurrë, uniteti i brendshëm është i domosdoshëm. Të bashkuar kemi triumfuar gjithmonë”, ka shkruar Grabovci në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albulena Haxhiu, ka prezantuar kryetarin e Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti,…