Grabovci ngre dolli me Thaçin dhe Metën

03 janar 2019 | 17:30

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka ngre një dolli së bashku me presidentin Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Shqipërisë, Ilir Meta, me rastin e fillimit të vitit 2019.

Grabovci ka thënë se viti 2019 do të jetë vit i zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

“Një dolli për fillim të mbarë të Vitit të Ri 2019, së bashku me mikun dhe përkrahësin e përhershëm të Kosovës, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, dhe Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Viti 2019 do jetë vit i zhvillimit, i bashkëpunimit shumë më të intensifikuar si dhe i integrimeve të gjithëmbarshme”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Një dolli për fillim të mbarë të Vitit të Ri 2019, së bashku me mikun dhe përkrahësin e përhershëm të Kosovës,…

Gepostet von Adem Grabovci am Donnerstag, 3. Januar 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se…