Grabovci përkujton Shkëlzen Haradinajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij

16 prill 2019 | 12:22

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Adem Grabovci, ka përkujtuar katër dëshmorët që kanë rënë heroikisht në malet e Maznikut, 20 vjet më parë.

“Sot bëhen 20 vite nga rënia heroike në malet e Maznikut, në një përballje të ashpër me forcat serbe, në mbrojtje të popullatës civile të strehuar në Duboçak të Bardhaniqit, njëri nga komandantët më të spikatur të UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj, së bashku me bashkëluftëtarët Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe Luan Nimanaj. Nderim përjetë luftës dhe sakrificës së komandant Shkëlzen Haradinaj, Fatmir e Luan Nimanajt si dhe Hasim Halilajt, të cilët, së bashku me heronjtë, dëshmorët dhe të gjithë të rënët tjerë u bën themel i lirisë dhe shtetit të Kosovës”, ka shkruar Grabovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Sot bëhen 20 vite nga rënia heroike në Malet e Maznikut, në një përballje të ashpër me forcat serbe, në mbrojtje të…

Publiée par Adem Grabovci sur Mardi 16 avril 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata gjermane ka përshpejtuar sot procedurat drejt një procesi gjyqësor…