Graçanicë: Tre të plagosur, dy të arrestuar dhe dy në arrati

03 shkurt 2021 | 11:04

Një incident me amë zjarri ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në një lokal në Graçanicë, ku janë plagosur tre persona. Mosmarrëveshja ka nisur lidhur me shërbimin përtej kufizimeve të orarit në mes të disa personave dhe personelit të lokalit.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Nga hetimi preliminar janë nxjerrë në pah dyshimet se të dyshuarit për të cilët dyshohet të ishin nën ndikim të alkoolit përderisa ishin si klient brenda restorantit në fjalë, për shkak të refuzimit të shërbimit nga ana e personelit të restorantit kanë eskaluar me veprimet e tyre, dhe për pasojë njëri nga ta nga jashtë restorantit ka shtënë me armë zjarri”, ka thënë Borovci.

Të arrestuar për këtë rast deri tash janë një 57-vjeçar me inicialet XH.B dhe një 54-vjeçar me inicialet A.L, derisa dy të tjerë janë në arrati.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot (mërkurë) fillojnë çerekfinalet në “Final 8” të Kupës se…