Grafite me mbishkrime serbe dhe ruse shfaqën në shtëpitë e shqiptarëve në veri

31 janar 2024 | 16:41

Grafite me mbishkrime nacionaliste serbe dhe ruse janë shkruar në shtëpitë e shqiptarëve në veri të Kosovës.

Me këtë rast, ka reaguar  ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Karsniqi, i cili ka thënë se strukturat kriminale në veri të vendit nuk janë të interesuara për normalitet.

Sipas tij, këto grafite dëshmojnë mendësinë e strukturave kriminale.

“Strukturat kriminale nuk janë të interesuara për normaliteti. Ato janë të frymëzuara nga mungesa e vullnetit të Serbisë për normalizim. Grafitët me simbole nacionaliste serbe dhe fashiste ruse në shtëpitë e sapondërtuara të shqiptarëve dëshmojnë mendësinë e këtyre strukturave kriminale”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet 01.02.2024 Punime të…