Granada i jep leksion Barcelonës

21 shtator 2019 | 23:00

Barcelona mori një leksion të mirë nga skuadra e Granadës, pasi sonte pësoi humbje 2-0.

Pak kush e kishte pritur një fitore të skuadrës vendase, por angazhimi i lojtarëve të drejtuar nga Diego Martinez e arriti një gjë të tillë.

Golat për vendasit i shënuan Ramon Azeez (2’) dhe Alvaro Vadillo (66’) nga penalltia. Për Barcelonën në pjesën e dytë luajti edhe Leo Messi, por ai nuk arriti të ndihmojë skuadrën nga “Camp Nou” t’i shpëtojë humbjes.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interit i ka takuar derbi i qytetit të Milanos, pasi…