Interi e fiton derbin e Milanos (video)

21 shtator 2019 | 22:46

Interit i ka takuar derbi i qytetit të Milanos, pasi e mposhti 2-0 Milanin në ndeshjen e zhvilluar sonte në “Giuseppe Meazza”.

Pjesa e parë u mbyll 0-0, derisa dy golat e fitores Interi i shënoi në pjesën e dytë. Mesfushori Marcelo Brozoviq (49’) dhe sulmuesi Romelu Lukaku (78’) ishin realizues për skuadrën fituese.

Pas kësaj fitore, Interi e merr kreun në Seria A me 12 pikë, kurse Milani zë vendin e shtatë me 6 pikë. Sot fituar ka shënuar edhe Juventusi ndaj Veronas (2-1).

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dielën më 22 shtator në Prishtinë do të ndalohet…