Granatime në qytetin ukrainas Kharkiv, predha ruse nëpër rrugë

24 shkurt 2022 | 08:28

Një video në rrjete sociale shfaq raketat ruse që kanë goditur qendrat e qyteteve ukrainase, pavarësisht prej deklarimeve të ushtrisë ruse se ka për objektiv vetëm infrastrukturën ushtarake.

Pamjet janë realizuar në qytetin e Kharkivit, ku shihet bishti i një predhe të shkrepur nga sistemi raketor Smerch.

E duket se ajo nuk kishte shpërthyer plotësisht dhe një copëz e saj kishte mbetur në trotuar – shumë afër një kishe, shkruan “The Guardian”.

CIT – një grup hulumtues – ka konfirmuar se videoja është realizuar në Kharkiv, dhe shihen pasojat nga shkrepja e një rakete nga sistemi raketor Smerch.

Mediet ukrainase raportojnë se raketa të tilla po përdoren mbi popullatën në qendër të qytetit. Të njëjtën gjë e thonë edhe nga CIT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se si…