Granit Xhaka refuzon të largohet nga Arsenali

24 nëntor 2020 | 17:14

Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, s’ka dëshirë që të largohet nga Arsenali dhe do të refuzojë çdo ofertë që vjen nga Interi, raporton “Calciomercato”.

Reprezentuesi i Zvicrës është përfolur se në janar mund të kalojë në Itali, si pjesë e një shkëmbimi me Christian Eriksenin, por sipas raportimeve të fundit lojtari ka refuzuar një ide të tillë.

28-vjeçari vitin e shkuar pati telashe me tifozët e Arsenalit dhe ishte afër largimit, por ardhja e trajnerit Mikel Arteta e bindi të qëndronte në Londër. Megjithatë, ai humbi shiritin e kapitenit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25.11.2020 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Gjilan 1.…