Graniti lë takim me ish-të dashurën, zbulon se do t’i sqaroj gjërat

15 nëntor 2021 | 14:21

Mbrëmjen e së premtes Graniti u eliminua nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Ai po vazhdon të jetë aktiv në intervista duke folur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë.

Graniti për një kohë të gjatë ishte kryefjala e medive rozë, shkak jeta e tij private ku edhe e pranoi se ka një lidhje jashtë.

I ftuar së fundi në “Fan Club” ai zbuloi se është takuar me të dashurën.

“Kam folur, e kemi lënë të takohemi dhe t’i sqarojmë gjërat. Unë do doja të riktheheshim sepse e kam ende në zemër”, u shpreh Graniti.

Ndryshe, Graniti derisa ishte brenda shtëpisë kishte flirtuar me këngëtaren Fifi.

Për këtë reagoi edhe ish-partnerja e tij, e cila nuk pranoi të futet në shtëpi për të folur me Granitin, por ia dërgoi një letër përmes produksionit, në të cilën shkruante se është e dëshpëruar me lojën  e tij brenda.

Pas letrës, Graniti deklaroi se e ka marrë malli për ish-partneren.

Banorët e kritikuan Granitin se e mbajti të fshehtë lidhjen jashtë dhe tentoi të krijonte diçka me Fifin, duke i dhënë shpresa të rrejshme.

Ndërkaq, pas krejt dramave që u krijuan në shtëpi, Fifi dhe Graniti vazhduan raportin e tyre si shokë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesi i zgjedhjeve në Prishtinë, Përparim Rama, ka ndarë disa…