Grant prej 9.1 milionë eurove për sistemin e ujitjes për bujqit e Kosovës

13 tetor 2023 | 16:24

Ministri Hekuran Murati dhe drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, kanë nënshkruar të premten grantin për projektin “Përmirësimi dhe Rehabilitimi i Sistemeve të Ujitjes”, në vlerë prej 9.15 milionë eurove.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve , ka njoftuar se projekti synon rritjen e efiçiencës në shfrytëzimin e ujit dhe rritjen e rendimentit bujqësor në komunat e Gjakovës, Prizrenit dhe Rahovecit.

“Gjithashtu, synohet rehabilimi dhe modernizimi i Skemës së Ujitjes Radoniqi-Dukagjini, që renditet ndër investimet prioritare të identifikuara në master-planin për sektorin e ujitjes në Kosovë”, ka njoftuar kjo ministri.

Përfitues kryesorë nga ky projekt do të jenë fermerët privatë që shfrytëzojnë skemat e ujitjes/kullimit, duke ofruar produkte me cilësi të lartë si për tregun e brendshëm, ashtu edhe për rajonin e Bashkimin Evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të katërtën herë me radhë ka dështuar të bëhet…