Gratë e PDK-së së Shtimes urojnë kryeasamblisten Medina Brahaj

19 dhjetor 2017 | 20:47

Kryesia e Gruas së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Shtime, ka uruar Medina Brahajan, me rastin e zgjedhjes si kryesuese e Kuvendit të kësaj komune.

“Angazhimi, puna, kultura e komunikimit, modestia, respekti i ndërsjelltë bëri që ne sot, si Grua Demokratike e Kosovës në Shtime, të ndjehemi të çmuara dhe vlerësuara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dega në Shtime, me rastin e zgjedhjes së kryesueses së Kuvendit znjsh. Medina Brahaj.Andaj kryesia e Gruas Demokratike në Shtime, ka nderin që të urojmë zgjedhjen e kryesueses Medinës dhe t’i urojmë suksese dhe shëndet! Me respekt, Kryesia e Gruas Demokratike në Shtime”, është thënë në një njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sonte në Fushë-Kosovë, në të…