Gratë punëkërkuese në Kosovë, më të shkolluara se burrat

07 shkurt 2021 | 17:22

Sipas Agjencisë së Statistikave, në Kosovë numri i grave punëkërkuese me shkollim të lartë është më i madh se sa numri i burrave.

Të dhënat tregojnë se gratë punëkërkuese me nivelin bachelor dhe master në dhjetor të vitit 2020 ishin 7,557, ndërkaq me të njëjtin nivel të shkollimit ishin 4 370 burra.

Por, pavarësisht nivelit më të lartë të shkollimit, punësimi i grave është në nivel më të ulët. Sipas të dhënave zyrtare, niveli i punësimit te gratë në Kosovë është 14.4 për qind, ndërsa punësimi te meshkujt me 46.2 për qind.

Shkalla e papunësisë në Kosovë është rreth 30 për qind, kurse çdo vit në tregun e punës në Kosovë hyjnë deri në 25 mijë persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah…