Gratë serbe protestojnë në Mitrovicën e Veriut (Foto)

23 nëntor 2022 | 16:51

Në Mitrovicën e Veriut është duke u zhvilluar një tubim protestues, ku janë mbledhur më shumë se tremijë gra, nën moton: “Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit”, shkruan “Kosovo-Online”.

Përkundër reshjeve të shiut, një numër i madh i grave janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut ku në orën 15:00 ka nisur një shëtitje protestë e grave, për të kundërshtuar siç kanë thënë ato “sjelljen çnjerëzore të Prishtinës dhe Albin Kurtit ndaj serbëve”.

Protesta e quajtur “Nënat e Kosovës kundër getos së Kurtit” vjen si kundërpërgjigje e grave nga veriu i Kosovës ndaj asaj që ato e cilësojnë si “shtypje dhe mizori që pësojnë çdo ditë nga pushteti në Prishtinë”.

Gratë e mbledhura mbajnë pankarta të shumta me mbishkrimin “Kurti, nuk të jap fëmijë” dhe “Nuk është modë, dua paqe”, “Nuk dua shtet tjetër, dua Serbinë time!”.

Protestën e të gjitha grave e ka paralajmëruar dje në një konferencë për media Gordana Saviq, shefe e shërbimit për promovimin e shëndetit dhe kërkimin shkencor në Qendrën Spitalore Klinike në Mitrovicën Veriore, e cila ka thënë se “gratë nuk do ta lejojnë Kurtin t’ua marrë paratë që janë aq të nevojshme që fëmijët e tyre të arsimohen dhe të rritën në kushte normale”.

     

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Pogbas, Kantes dhe Benzemas, Franca humbet një tjetër titullar…