Përfundon sezoni për Hernandezin

23 nëntor 2022 | 16:44

Pas Pogbas, Kantes dhe Benzemas, Franca humbet një tjetër titullar shumë të çmuar. Trembëdhjetë minuta ka zgjatur Botërori për Lucas Hernandez, me mbrojtësin e Bayern Munchenit që u detyrua ta linte fushën mes lotësh.

Ajo që stafi mjekësor i druhej më shumë është bërë fakt, Hernandezi ka pësuar një këputje të ligamentit të brendshëm në gjurin e djathtë.

Jo vetëm te Franca, ky lajm është përjetuar me ankth edhe në radhët e Bayern Munchenit teksa humbasin shërbimet e një prej titullarëve të padiskutueshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke pasur parasysh…