Grenell i reagon europarlamentares Von Cramon: Pse nuk ia hiqni vizat Kosovës

19 qershor 2020 | 22:48

Emisari i posaçëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, përmes një tweeti i ka reaguar europarlamentarës së Parlamentit Evropian, Viola von Cramon-Taubadel, duke i thënë ta bëjë punën e saj për t’ia liberalizuar vizat Kosovës.

Deputetja von Cramon-Taubadel tha se është interesante fakti që nuk ka rezultate të “marrëveshjeve” në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Interesante. Ku janë rezultatet nga “marrëveshjet” e kaluara? Nuk po gjej asgjë”, shkroi europarlamentarja

Ndërsa ambasadori i SHBA’së në Gjermani dhe njëherësh emisari i posaçëm i presidentit Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i replikoi europarlamentares duke i thënë të bëjë punën e saj dhe t’ia heq vizat Kosovës, shkruan /express/.

“Viola, në vend që të kritikoni gjithçka që Administrata Trump bën për të ndihmuar në normalizimin e ekonomisë së Kosovës dhe Serbisë, pse nuk përqendroheni në të vetmen gjë që ju është dashur të bëni: T’i heqni vizat për Kosovën. Ju jeni duke u ankuar që 20 vjet për të tjerët. Bëni pjesën tuaj!”, shkroi Grenell.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas projekteve ideore dhe planifikimeve të projekteve të zhvilluar më…