Grenell përsëri kundër Kurtit: Ai do të jetë edhe kundër Bidenit

03 mars 2021 | 15:59

Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përsëri ka reaguar lidhur me qasjen e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit ndaj politikave amerikane.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka përsëritur qëndrimet e tij, se Kurti është antiamerikan.

Sipas tij, Kurti do të jetë edhe kundër presidentit te ri amerikan, Joe Biden.

“Albin Kurti ishte kundër Bill Clinton në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bush në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obama dhe Joe Biden për Demarkacionin.  Kurti ishte kundër Donald Trump për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Biden. Ai është me të vërtetë anti-Amerikë”, ka shkruar Grenell.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se…