Nesër KQZ-ja shpall rezultatet përfundimtare

03 mars 2021 | 15:46

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se nesër do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se deri në mbrëmje do të përfundojë procesi i numërimit të fletëvotimeve nga jashtë. “Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet. Pas përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve. Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars”, ka thënë Elezi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…