Grenell: U vërtetua që Amerika është shteti më i madh në botë

16 shkurt 2020 | 23:48

Ambasadori amerikan në Gjermani, Richard Grenell, ka folur pas përmbylljes së punimeve të Konferencës së Sigurisë në Munih, ku edhe Kosova ishte pjesëmarrëse.

Për përfundimit të kësaj konference, ambasadori amerikan në Gjermani, i cili është edhe i dërguari special i presidentit, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka bërë të ditur se në këtë konferencë, ka pasur mjaft takime me krerë të ndryshëm shtetëror.

Por, përmes një postimi në profilin e tij në “Twitter”, Grenell, ka shkruar se u dëshmuar që Amerika është shteti më i madh në botë. “Sapo përfundova katër ditë me takime ndërkombëtare të pafundme në Konferencën e Sigurisë në Munih dhe pas kësaj kam vetëm një mendim: Amerika është shteti më i madh në botë”, ka shkruar Grenell.

Duhet theksuar në Konferencën e Sigurisë në Munih, Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar dy marrëveshje, atë për hekurudhat dhe autostradat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka reaguar ashpër ndaj deklarimeve…