Grenelli kërkon që administrata e Bidenit t’i dënojë deklaratat e Kurtit

04 mars 2021 | 17:43

Ish i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, edhe sot ka vazhduar kritikat ndaj kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai sot është marrë me qëndrimin e Kurtit për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se administrata e Bidenit duhet t’i dënojë deklaratat e Kurtit për “zhbërjen e shtetit të tij”.  “Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Përse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të tij?!” ka shkruar Grenell, duke etiketuar Departamentin e Shtetit dhe Ambasadën e Amerikës në Kosovë.

Grenelli qe tri ditë po merret vazhdimisht me kritika e akuza ndaj Kurtit dhe LV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të rezultateve të KQZ-së për votimet e 14…