Grenelli kritikon Bidenin për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin

21 shtator 2021 | 17:38

Ish-emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për dialogun Kosovë-Serbi,  Richard Grenell, ka kritikuar presidentin amerikan, Joe Biden për qasjen e tij ndaj dialogut.

Grenelli ka thënë se Bideni as nuk e ka përmendur procesin e dialogut në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara.

Sipas tij, për Bidenin as nuk është prioritet partneriteti me Ballkanin.

“Joe Biden dështon që edhe ta përmend dialogun Kosovë-Serbi në fjalimin e tij në Kombet e Bashkuara. Qartë se për këtë Shtëpi të Bardhë partneriteti me Ballkanin nuk është prioritet në asnjë formë”, ka shkruar Grenelli në llogarinë e vet në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shteti serb po vazhdon të nxisë dhe provokojë situatën pas…