Grenelli pas takimit me Mustafën: ShBA-ja nuk është e interesuar të përfshihet në formimin e qeverisë

23 janar 2020 | 12:22

Emisari i posaçëm amerikan për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka folur pas takimit që ka zhvilluar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Ai ka thënë se me të pranishmit në takim, kanë ndarë disa ide ku fokus i veçantë ishte zhvillimi ekonomik dhe për këtë duhet fillimisht tejkaluar përplasjet politike.

“Ndava mesazhin e njëjtë që Amerika nuk është e interesuar të përfshihet në formimin e qeverisë”.

“Ne ndamë disa ide ekonomike për të krijuar energji përreth dhe për të krijuar vende të reja pune”, ka thënë Grenell.

Më tutje ai ka thënë se me Mustafën ka folur për një të ardhme me progres.

“Administrata Trump është krenare për arritjen e saj në ekonomi – një nga ekonomitë më të mira në botë”.

“Kjo fillon duke ndaluar përplasjet politike. ShBA do që të sjellë idetë ekonomike të saj, do sjelljen e bizneseve të huaja në Kosovë e Serbi. Krijimi i vendeve të reja të punës, do të jetë një nga prioritetet e ShBA-së”, është shprehur Grenelli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar masa për të parandaluar…