GjND-ja urdhëron masa për parandalimin e gjenocidit ndaj myslimanëve Rohingya

23 janar 2020 | 12:17

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka urdhëruar masa për të parandaluar gjenocidin ndaj myslimanëve Rohingya në Mianmar.

Vendimi vjen pavarësisht se udhëheqësja de-fakto Aung San Suu Kyi, ka mbrojtur vendin personalisht para kësaj gjykate, muajin e kaluar.

Suu Kyi, e cila ka mohuar gjenocidin, ka thënë se gjykata e Kombeve të Bashkuara nuk ka juridiksion mbi këtë çështje.

Mijëra Rohingya janë vrarë dhe më shumë se 700 000 janë larguar në Bangladeshin fqinjë, gjatë një sulmi të ushtrisë së Mianmarit me shumicë budiste më 2017.

Mianmari gjithmonë ka këmbëngulur se po merrej me një kërcënim nga ekstremistët në shtetin Rakhine dhe Suu Kyi e ka mbrojtur atë qëndrim, duke e përshkruar dhunën si një “konflikt të armatosur të brendshëm” të shkaktuar nga sulmet e militantëve Rohingya.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qyteti kinez ku është paraqitur për herë të parë një…