Grenelli: Qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që mendon për ta

17 shtator 2021 | 09:20

Ish i dërguari i ish-presidentit Donald Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ka thënë që qytetarët e Ballkanit meritojnë një president amerikan që u kushton vëmendje atyre.

Në video mesazhin, i cili përfshin fotografi nga takimet që Grenelli kishte pasur me përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës, si dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Uashingtonit, ka kujtuar se presidenti Trump solli “krerët e shteteve të Serbisë dhe Kosovës në Zyrën Ovale në shtator të 2020-ës i cili sipas tij, nënshkroi një marrëveshje historike ekonomike, por që administrata e Biden humbi mundësinë që iu dha atyre nga Trump”.

Grenelli ka shkruar në llogarinë e vet në “Twitter” se dështimi i madh i ekipit të presidentit aktual Biden është se ai ka neglizhuar rezultatet e arritura nga administrata Trump në Ballkan.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marrëveshja e nënshkruar mes Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe…