Grenelli tregon se çka ka biseduar në telefon me Thaçin në Hagë

08 gusht 2022 | 16:55

Ish-emisari i presidenti Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka telefonuar ish-presidentin Hashim Thaçi.

Këtë e ka bërë të ditur vet Grenell përmes një postimi në “Twitter”, duke thënë se nëse Thaçi do të ishte president, populli i Kosovës do të ishte në paqe.

“Sapo bisedova me Hashim Thaçin nga burgu në Hagë. Jam i bindur se populli i Kosovës do të ishte në paqe nëse ai do të ishte ende President. Ata gjithashtu do të kishin bashkëpunim më të madh ekonomik me fqinjët e tyre – dhe më shumë punë për fëmijët e tyre nëse Thaçi do të kthehej”, ka shkruar Grenell.

Ish-ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell, është një kritik i qeverisë dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai kishte kërkuar kthimin e Hashim Thaçit edhe të dielën e kaluar pas tensionimit të situatës në veri, duke thënë se Kurti po dëshiron konflikt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizimi i botërorit në Katar ka sjellë shumë kritika, sidomos…