Ish-kapiteni i Gjermanisë bojkoton Katarin: U punua në kushte jo njerëzore

08 gusht 2022 | 16:52

Organizimi i botërorit në Katar ka sjellë shumë kritika, sidomos për kushtet që punonjësit kanë pasur për të ndërtuar stadiumet ku do luhet Kupa e Botës. “The Guardian” ka raportuar më herët se 6 500 vdekje në fillim të vitit.

Ish-kapiteni i Gjermanisë, Philipp Lahm i është bashkuar kritikëve, duke marrë vendimin për të bojkotuar botërorin e këtij viti. Në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar se do ta ndjekë nga shtëpia Gjermaninë e tij.

“Unë nuk jam pjesë e delegacionit dhe nuk do të fluturoj atje si tifoz. Kështu që preferoj ta ndjek turneun nga shtëpia. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Nëse një shteti i jepet kontrata që rezulton ndër më të këqijat në këtë aspekt, këto gjëra duhet të diskutohen. Edhe vetë futbollistët duhet të jenë kritikë për atë çka ka ndodhur në Katar”, ka thënë ai.  Amnesty International ka paraqitur një peticion në FIFA me 280.000 nënshkrime nga mbarë bota për të përmirësuar kushtet për punëtorët, por diçka e tillë nuk u mor parasysh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant…