Mehaj e Jashari takojnë ish-komandantin e KFOR-it, Erhard Buhler

08 gusht 2022 | 16:50

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë pritur sot në takime të ndara takim ish-komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler.

Ministri Mehaj dhe gjeneral Jashari shprehën kënaqësinë për vizitën e gjeneralit Buhler me të cilin biseduan kryesisht rreth situatës së sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Ndërsa, në takim me ministrin Mehaj dhe gjeneralin Buhler u diskutua për procesin e integrimit të Republikës së Kosovës në NATO, më konkretisht procesin e anëtarësimit në Partneritetin për Paqe.

Më tej, ministri Mehaj e njoftoi gjeneralin Buhler rreth zhvillimeve dhe proceseve në të cilat po kalon Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes, me ç’rast shprehu falënderimin e tij për gjithë mbështetjen që ka ofruar gjatë kohës sa ka qenë në pozitën e komandantit të KFOR-it dhe për mbështetjen që është duke na ofruar edhe tani.

May be an image of 2 people and people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe u.d. sekretari i përgjithshëm,…