Grenelli, Vuçiqit: Serbia ta ndalë fushatën kundër pavarësisë së Kosovës

24 janar 2020 | 11:39

I dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell është takuar në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Grenelli në një konferencë të përbashkët për medie me Vuçiqin, ka kërkuar nga Serbia të ndalë fushatën e egër kundër pavarësisë së Kosovës, ndërkohë ka thënë se Kosova duhet të heq taksën.

Ai ka thënë se nuk ka ndonjë plan apo agjendë të caktuar, por ka ardhur në Prishtinë dhe Beograd për t’i shtyrë përpara dy palët dhe për t’i inkurajuar të arrijnë atë që dëshirojnë, dhe mbi të gjitha për të shtyrë Prishtinën dhe Beogradin të punojnë në ekonomi dhe të krijojnë mundësi për njerëzit e rinj.

Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur rreth problemeve që i ka shkaktuar taksa duke thënë se kanë humbur nga 1 milion çdo ditë që nga marrja e atij vendimi.

Më tutje, ai ka thënë se ka diskutuar me Grenell edhe çështjen e hekurudhës Beograd-Prishtinë, por ka thënë se është e rëndësishme që të hiqet taksa, pasi sipas tij s’ka sens të ketë një hekurudhë mes dy shteteve pa pasur se çfarë të transportosh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se planifikon të prezantojë…