Greqia goditet nga 10,000 rrufe për një ditë

17 qershor 2019 | 21:51

Më shumë se 10,000 vetëtima goditën dje Greqinë brenda 12 orësh, njoftoi sot Observatori Kombëtar “ZEUS”, në Athinë.

Stuhitë janë të shpeshta në qershor në Greqi, por janë të rralla që numri i tyre të jetë kaq i madh.

Një stuhi e ndjekur nga vetëtima është parashikuar edhe për sot, veçanërisht në pjesë të Maqedonisë perëndimore dhe në zonat malore.

Përndryshe, stuhia e ndjekur nga vetëtimat goditi dje edhe Dalmacinë dhe Sllavoninë në Kroaci, ku gjatë dy orëve janë regjistruar 16.360 rrufe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çmimi i naftës ra sërish të hënën pas një rritjeje…