Greqia ka vazhduar edhe për një javë rregullat aktuale të hyrjes në kufijtë e saj

06 qershor 2021 | 13:10

Rregullat për hyrjen në Greqi, të cilat parashikojnë formular të detyrueshëm PLF dhe një nga tre opsionet: certifikatë të vaksinimit ose test negativ të PCR-së ose konfirmimi i kalimit të Kovid-19, janë zgjatur për një tjetër javë dhe janë të vlefshme deri më 14 qershor të vitit 2021 dhe Maqedonia e Veriut është akoma në mes vendeve për të cilat ekziston përjashtim nga ndalesa e udhëtimit në Greqi për shtetasit e vendeve të treta, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Vendimi ministror është botuar tashmë në Gazetën Zyrtare të Greqisë, hyn në fuqi nesër në ora 6 të mëngjesit dhe janë vendosur disa ndryshime, të cilat u kumtuan të premten nga zëvendësministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalas.

Në të njëjtën kohë, të njëjtat rregulla dhe kufizime që zbatohen për qytetarët grekë zbatohen edhe për turistët e huaj, të tilla si përdorimi i detyrueshëm i maskës si në ambiente të jashtme dhe të brendshme, ndalimi i lëvizjes pas orës 00:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KRU “Prishtina” ka njoftuar se zonat që mund të afektohen…