Grezda: Dua të jem sa më parë gati për Shqipërinë

22 gusht 2018 | 15:49

Konsiderohej me të drejtë i preferuari i Cristian Panuccit për fazën e sulmit të kuqezinjve, por Eros Grezda pësoi një dëmtim që e mbajti për një kohë të gjatë jashtë fushave.

Lista e futbollistëve që nuk mund të jetë nën urdhrat e trajnerit italian për ndeshjet e para të Ligën e Kombeve është zgjeruar dhe me siguri Grezda do të kthehet pikë referimi, edhe pse ende nuk është në formën e tij më të mirë.

Në një intervistë telefonike për “Sport News”, Grezda tregoi për fazën e gjatë të rikuperimit si dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij në takimet e radhës se kuqezinjve.

“Tani jam në fazën e rikuperimit dhe kam nisur stërvitjen me ekipin. Dua të jem në formën më të mirë jo vetëm për të ardhur aty, por për të qenë gati për ndeshjet në shtator. Roshi dhe Sadiku kanë treguar se janë të rëndësishëm dhe më vjen keq që nuk do të jenë për ndeshjet e radhës nga dëmtimi i rëndë, por nëse rikuperohem unë do të bëj maksimumin”, ka thënë Grezda.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për sanimin…