Grezda: Nuk e merituam humbjen

15 tetor 2018 | 12:00

Pas humbjes nga Izraeli (2-0), lojtari i Kombëtares së Shqipërisë, Eros Grezda, ka thënë se kuqezinjtë nuk e merituan humbjen në këtë ndeshje.

“Është ndjenjë e keqe sepse nuk meritonim të kumbisnim. Kishim shumë raste dhe nuk i shfrytëzuam. Në pjesën e dytë bëmë ndeshje tjetër pasi Izraeli e kuptoi pak lojën tonë. Megjithatë, duhet të shënonim”, ka thënë Grezda, i cili e pranon se nuk është në formën më të mirë. “Është e vështirë normale. Nuk jam në formën time më të mirë. Luajta 90 minutëshin e parë pas 6-7 muajsh. Ishte e vështirë për mua të gjeja hapësira sepse më dublonin”, ka shtuar Grezda.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK) ka reaguar në lidhje…